Jozefina Topalli është emëruar drejtuese politike për Diasporën nga Partia Demokratike. Lajmi u bë i ditur pas një vendimi të firmosur nga lideri i PD-së, Sali Berisha.
Ky rol i ri i Topallit ka si objektiv organizimin dhe mobilizimin e votuesve shqiptarë jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Ky angazhim vjen pas një periudhe intensive për Partinë Demokratike, ku Topalli pritet të kontribuojë në forcimin e lidhjeve me komunitetet shqiptare jashtë Shqipërisë.