Jozefina Topalli i është bashkuar demokratëve në Kuvendin Kombëtar, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Madje kjo e fundit është takuar dhe me liderin historik të PD-së, Sali Berisha.
Topalli në fjalën e saj pohoi se sot është dita për të bërë kthesën si dhe do luftojë qoftë dhe pa karrige në opozitë.