Gazetari Blendi Fevziu ka marrë një vendim dje, ku nuk do të pranojë më në studio përfaqësuesit që i dërgojnë partitë. Ky qëndrijm publik erdhi pas një debati që hapi Luan Rama për përfaqësuesit e qeverisë, që marrin pjesë në debate politike, dhe pse sipas tij ua ndalon ligji. Rama kërkoi që Blendi Gonxhja, drejtor i Drejtorisë së Transportit Rrugor, të mos merrte pjesë në debat, pasi mban një post në administratë dhe bën fushatë për qeverinë.
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka shprehur komentin e tij për pjesëmarrjen në panel të z. Blendi Gonxhe. Sipas Ramës, prania e Gonxhes ishte e paligjshme, për faktin se kodi zgjedhor e ndalon pjesëmarrjen e përfaqësuesve të administratës në debate publike, ku janë pjesë subjekte apo përfaqësues të partive politike.
Blendi Fevziu: A do ta mbyll? E mbyllim po deshët, se kam gati emision tjetër?
Luan Rama: Dua unë të jem korrekt me ligjin.
Blendi Fevziu: Do ta lëmë?
Luan Rama: Jo nuk do ta lëmë, unë dua të bëjmë debat.
Blendi Fevziu: Po si do ta bëjmë debatin, 3 me 1?
Blendi Gonxhe: Unë jam përfaqësues politik, sepse emërohem direkt nga kryeministri. Në një farë mënyre nuk jam përfaqësues i PS-së.
Blendi Fevziu: Që ta dish Luan edhe ty personalisht të kam kërkuar unë. Jo si përfaqësues i LSI-së, por si një njeri që debaton. Që ta dish, që sot përfaqësuesit e partive që vijnë me leje partie dhe ulen në karrige kur unë nuk di se kush janë, unë nuk i pranoj më. Që ta dish. Unë po marr njerëz që kanë bindjet politike, por nuk marrë përfaqësues partie. Përfaqësues partie, që të merr partia e të dërgon derr në thes unë nuk marrë më. Ju rrini të qetë. Nga sot e deri në 25 prill nuk do shihni më tek unë. Do ta mbyll debatin, s’ka problem.
Luan Rama: Mos ma keqkuptoni, objeksionin tim.
Blendi Fevziu: Gonxhe do të largohesh? I jap Maznikut gjithë kohën.
Blendi Gonxhe: Nuk gjej dot një zëvendësues për ju, pa…