Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në seancën parlamentare, se qeveria po vjedh energjinë. Ai u shpreh se çdo verë zbrazen digat duke shtuar me 30-40 euro kilovatin e energjinë sekserëve të tyre. Më tej, Berisha tha se sekserët e rishesin në tregun rajonal dhe europian me pesëfishin e çmimit.
“Këtu kanë sjellë dhe diskutohet për një ligj për energji, ata të cilët e kanë shndërruar energjinë, kaskadën, në një mallkim për ju dhe e kanë realizuar këtë vetëm e vetëm duke vjedhur. Sjellin këtu një ligj qesharak ku zotohen se pas kaq vitesh do arrijnë një 54% të rinovueshme të energjisë…
Po ju edhe gjuhën e përdorni për të vjedhur Damian, edhe foljet i vendosni sipas xhepit. Dy vitet e fundit HEC private kanë prodhuar 58% të prodhimit të përgjithshëm. Organizata kriminale që drejton energjinë, çdo verë ka zbraz digat duke shituar me 30-40 euro energjinë sekserëve të tyre, dhe këta e rishesin në tregun rajonal dhe europian me 5-fishin dhe paratë o ndajnë me këta që shihni pas meje, me në krye Ramën”- tha Berisha.