“Ju flini bashkë” Debate në BBV, shkak komenti i Oltës

Luizi, Kristi, Keisi dhe Olta u përfshinë gjatë javës në një debat në tavolinën e ngrënies. Kjo, pasi Luizi tha se Sabiani do dalë nga shtëpia dhe Kristi e dëshiron këtë gjë.

Nga ana tjetër, Olta u shpreh se pas daljes së Sabianit, Keisi do shkojë sërish të fle në një krevat me Kristin. Ky koment nuk u prit fare mirë nga Keisi dhe nxiti debat mes dy vajzave.

Pjesë nga diskutimi i spektaklit të sotëm:

Keisi: Të kërkoj shumë ndjesë, nuk e kisha dëgjuar mirë. Por, Olta futet ndonjëherë kot, e ka natyrën e saj.

Olta: Keisin e çmoj shumë, është vajzë shumë e edukuar. Debatet vijnë dhe si pasojë e tensionit që është krijuar në shtëpi, pasi jemi në ditën e 80. Faljen e Keisit e pranoj me shumë dashamirësi.

Kristi: Luizi e flloi “ngacmimin” e më pas erdhi Olta. Ajo nuk duhet ta fillonte debatin me komentin “Ju flini bashkë”. Unë vë në pikëpyetje mënyrën se si ti e the. Ti bëre një mimikë shumë të shëmtuar.

Olta: Sot paske vendosur që të replikosh me mua, sepse nuk ke asnjë arsye. Mos tento të krijosh një debat kot me mua. Jam prind vetë dhe e kuptoj si situatë.

Kristi: Ti bëre një gjysmë qeshje. Nuk po bëj shaka. Pse e bëre atë mimikën?

Luizi: Unë i thash Kristit në sy të Sabianit, që ai atë e do jashtë shtëpisë. Ishte dhe Sabiani i pranishëm dhe thjesht kemi folur e qeshur, pa ngacmime tendencioze. Unë fola me humor. Pastaj futen këta të tjerët, duke hedhur “kunja”.

Qetsori: Ti tani po e trajton ndryshe bisedën.

Luizi: O gjigand, po flas me Arbanën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *