Ju ka ndodhur ndonjëherë që të zgjoheni me duart dhe gishtërinjt e fryrë ky fenomen i sikletshëm mund të ndikojë edhe në kryerjen e aktiviteteve tuaja të përditshme, pasi mund t’ju duket sikur duart humbasin fuqinë.
Ekspertët rekomandojnë në çdo rast të merrni në duar diçka të ftohtë.
1.Pini një gotë ujë apo të lani duart me ujë të freskët duke i zhytur në të për disa minuta.
2.Nëse nuk ju gjenden këto alternativa pranë, mundohuni t’i masazhoni gishtat tuaj apo t’i tërhiqni duart në mënyrë që gjaku të qarkullojë.
3.Mbajtja e duarve lart për disa sekonda është gjithashtu një mënyrë e mirë çlirimi sipas mjekëve.
4.Nëse vuani nga ky problem edhe gjatë natës mund të zgjidhni t’i mbani sërisht duart lart mbi jastëk në mënyrë që gjaku të qarkullojë.
Rikujtojmë, se një burrë, duart e të cilit mbetën të papërdorshme nga skleroderma, mori një jetë të re, pas asaj që besohet të jetë transplanti i parë i dyfishtë i duarve në botë për këtë sëmundje. Steven Gallagher u diagnostikua me sklerodermë, një sëmundje autoimune që shkakton shenja në lëkurë dhe organet e brendshme, pasi pati një skuqje të pazakontë në faqet dhe hundë, rreth 13 vjet më parë dhe dhimbje në krahun e djathtë.