Kujdes! Nëse në postën tuaj elektronike shfaqet një email, i cili ju garanton se një person i afërm i cili ka humbur jetën ju ka lënë një trashëgimi, atëherë jeni përballë një sulmi kibernetik.
Njësia e Hetimit Kibernetik e Policisë shqiptare ka zbuluar skemën e këtij mashtrimi. Me bashkëpunimin e një 30-vjeçareje, një grup shtetasish të huaj kanë arritur të mashtrojnë përmes internetit disa qytetarë shqiptarë duke shkaktuar një dëm prej 100 mijë eurosh.
Policia e Shteti njofton se hetimi nisi pas një kallëzimi që një bankë e nivelit të dytë në vendin tonë kishte bërë për rastin, ku si pasojë ra në pranga 30-vjeçarja me iniciale V.LL. banuese në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Grupi operon nëpërmjet një skeme të cilësuar “Mashtrimi i trashëgimisë”, ku përmes kartave bankare, 30-vjeçarja bashkë me shtetasit e huaj u merrnin njerëzve të ndryshëm, të huaj dhe vendas, 10% të shumës monetare për veprimet që ata kryenin.
ju sjell një shembull. Në email thuhet se ju mund të ndihmoni të transferojë miliona dollarë para se të konfiskohet nga Banka, ku ishte depozituar.
Një tjetër email rëndom është kur një person pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë nëpunës tjetër ligjor dhe ju dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (e-mail), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin tuaj.
Avokati është duke administruar trashëgiminë dhe nuk ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë nga të afërmit e personit që nuk është më. Si rezultat, paratë do të shkojnë për qeverinë ose nuk mund të tërhiqen. Avokati sugjeron se, ai mund t’ju ndihmojë që ju të tërhiqni trashëgiminë dhe pastaj mund të ndani paratë midis jush.
Mashtruesit do të theksojnë nevojën për fshehtësi dhe do t’ju paralajmërojnë të mos i tregoni askujt tjetër në lidhje me marrëveshjen. Për t’ju nxituar në kryerjen e veprimeve dhe në të njëjtën kohë të ndërmerrni një vendim të nxituar, ata gjithashtu do të theksojnë nevojën për të vepruar shpejt duke vendosur dhe afate në raste të caktuara.
Kujdes!
Nuk ka asnjë trashëgimi dhe personi që ju kontakton nuk është avokat ose nëpunës ligjor, ai thjesht po krijon një terren për të arritur qëllimin e tij, pra tju mashtrojë.
Nëse i ktheni përgjigjeni mashtruesve
Ata do t’ju kërkojnë të paguani tarifa të ndryshme, si për shembull: taksat, tarifat ligjore, tarifat bankare etj, në mënyrë që ata të mund të lirojnë trashëgiminë ekzistuese, me qëllim që ju ta zotëroni atë.
Sa herë që bëni një pagesë, mashtruesit do të nxjerrin arsye pas arsyeje se përse trashëgimia nuk mund të paguhet nëse ju nuk do të bëni një pagesë tjetër. Nëse kërkoni që këto pagesa të merren nga trashëgimia që ju po përfitoni, ata do t’ju japin gjithashtu arsye pse tarifat nuk mund të merren nga trashëgimia juaj dhe pse duhet të paguhen paraprakisht.
Nëse hezitoni të paguani një tarifë ose deklaroni se nuk mund ta përballoni atë, mashtruesit do t’ju bëjnë presion duke ju kujtuar se sa afër jeni për të marrë një shumë parash shumë më të madhe se tarifat që keni dorëzuar tashmë, dhe nga sa keni paguar tashmë.
Mashtruesit mund të kërkojnë gjithashtu detajet tuaja të bankës në mënyrë që ata të mund të paguajnë trashëgiminë direkt në llogarinë tuaj bankare. Por, nëse dorëzoni detajet e bankës tuaj, mashtruesit mund t’i përdorin ato për qëllime të tjera kriminale.
Çfarë duhet të bëni nëse jeni viktimë e këtij mashtrimi?
- Raportojeni tek Njësia e Hetimit Kibernetik në Policinë e Shtetit
- Ndërprisni të gjitha kontaktet e mëtejshme me mashtruesit
- Mos u dërgoni më para
- Mos u jepni detajet e bankës suaj
- Nëse tashmë ju keni dhënë mashtruesve detajet e llogarisë suaj bankare, njoftoni menjëherë bankën tuaj
- Nëse merrni ndonjë kërcënim nga mashtruesit pasi të keni ndaluar bashkëpunimin me ta, njoftoni menjëherë policinë
- Jini të vetëdijshëm se tani ka të ngjarë të jeni një shënjestër e mashtrimeve të tjera. Mashtruesit shpesh ndajnë detaje me mashtrues të tjerë për njerëzit që kanë shenjëstruar ose që u kanë marrë me sukses shuma monetare, dhe ata përdorin identitete të ndryshme për të kryer mashtrime të mëtejshme
Nje mashtrim i dyte!
Njerëzit që kanë rënë tashmë viktima të mashtruesve janë veçanërisht të prekshëm nga mashtrimet për gjetjen e mashtruesve. Kjo është kur mashtruesit kontaktojnë njerëzit që tashmë kanë humbur para përmes mashtrimit dhe pretendojnë të jenë punonjës policie ose avokatë. Ata do ta këshillojnë viktimën se mund t’i ndihmojnë ata të rimarrin paratë e humbura dhe për këtë do të kërkojnë një tarifë.