Mërkuri në prapavijë të shtyn të bësh shumë gjëra, të ngatërron jetën tënde romantike dhe të detyron t’i çosh një mesazh ish-it. Me një logjikë të ftohtë ju tregojmë pse nuk duhet ta bëni ‘send’ mesazhin.
Qielli nuk duket aspak premtues
Kjo gjë nuk të mbështet në këtë që po bën.
Në shumicën e rasteve, është një test nga universi
Bën mirë t’i kalosh provat e universit, në mënyrë që të shkosh në nivelin tjetër.
Nuk e ke seriozisht
Për momentin, përjeton shumë ndjesi, por pasi Mërkuri trazovaç të rikthehet në vendin e vet, do ta kuptosh që as nuk të mungon fare ish-i.
Mërkuri ka qejf të bëjë lojëra
Dhe nuk i intereson shumë sa lëndohesh ti.
Ish-i bëhet mendjemadh
Mërkuri dobëson një person, ndërkohë forcon dikë tjetër. Nëse ti i shkruan, me shumë gjasa do të përballesh me një përgjigje të shkurtër që do të të acarojë.
Përqendrohu tek intuita dhe zgjedhjet e tua
Ka një (ose shumë) arsye pse u ndatë dhe duhet t’i kesh parasysh gjatë gjithë vitit, pavarësisht se ç’thotë Mërkuri.