Receta për fundjavën e rekomanduar nga ne sot është domate të mbushura.
Priza.al sjell recetën e plotë të gatimit e cila ja vlen ta provoni, pasi do t’i japë një shije ndryshe tryezës tuaj.
Përbërësit:
- 5 domate
- 200 gram mish viçi i grirë
- 100 gram djathë i bardhë
- 100 gram parmixhano
- 120 gr bukë e grirë
- 1 qepë
- 1 thelpi hudhër
- 30 gr sallam
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 tufë majdanoz
- borzilok
- 1 karotë
- pak rigon
- kripë, piper.
Përgatitja:
Si fillim pastroni domatet nga tuli i brendshëm dhe pjesën e hequr përdoreni për mbushjen.
Më pas në tigan përgatisni salcën, ku do duhet të shtoni vaj ulliri, qepën e grirë hollë, mishin e grirë, sallamin turist, karotën e grirë dhe lëreni të marrin ngjyrë derisa të lëshojnë lëngjet. Pasi gati të jetë gati, përziejeni atë me bukë të grirë, djathin e bardhë të thërrmuar, borzilok e majdanoz dhe më pas filloni të mbushni domatet ku do të shtoni parmixhano sipër. Piqni për 20 minuta në 200 gradë.
Ju bëftë mirë!