“Ju nuk keni parë asgjë akoma” Lindita Metaliaj: Personazhet e dosjes 184 nuk i lidh asgjë me Lezhën dhe të ardhmen e saj

Deputetja e Partisë Demokratike dhr njëkohësisht kryetarja e degës blu në qytetin e Lezhës Lindita Metaliaj në një postim në rrjetin social ‘Facebook’ i ka konsideruar kundërhtarët socialistë pakicë e pavotuar. Ajo shkroi se ‘personazhet e dosjes 184 nuk i lidh asgjë me Lezhën dhe të ardhmen e saj’. Kështu ajo i referohet dosjes hetimore 184 e cila përmbante përgjime që implikojnë disa persona, ndër to edhe ish-zyrtarë në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste në Dibër. Sipas Metaliajt Partia Socialiste do të humbë sërish në zgjedhjet e majit për bashkinë Lezhë.

Postimi i plotë:

Të fyejnë  dhe ndihen të fyer !

Nuk keni asnjë shans të keqpërdorni dhe te propagandoni të pavërtetat!

E kuptojmë që jeni në hall të madh por nuk ju ndihmojmë dot !

Personazhet e dosjes 184 nuk i lidhë asgjë me Lezhën dhe të ardhmen e saj.

Dhe kjo është fakt !

Janë pakicë e pa votuar,është një tjetër fakt .

I njeh Lezha dhe mbarë Shqipëria se çfarë përfaqësojnë.Nuk i shpëton dot gjuha përçarëse që kërkojnë të fusin mes banorëve të të gjitha krahinave që kontribuojnë për Lezhën.

Besëlidhjen e Lezhës nuk ua kujtojnë dot lezhjanëve  ata që tjetërsojnë vullnetin e sovranit apo dhe historinë e qytetit ku kanë paralajmëruar edhe shembjen e stadiumit “Besëlidhja”.

Lezha do ju japë ndëshkimin më të madh në histori më 14 Maj kësaj pakice politike që si lidhë asgjë me të ardhmen e saj.E kanë provuar humbjen me 25 prill 2021 ,edhe më e thellë do të jetë humbja me 14 Maj !

Mos u shqetësoni do na keni përballë në çdo sfidë e betejë !

Ju nuk keni parë gjë akoma !


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *