Ju pëlqen muzika? Ritmi iu bën të ndiheni sikur mund të zotëroni vëmendjen e të gjithëve dhe nuk ju bën fare përshtypje se ku jeni? Kjo ka një shpjegim për karakterin tuaj.
E ku ka më mirë se pas një dite të lodhshme pune të ktheheni në shtëpi dhe të dëgjoni muzikën që ju qetëson mendjen dhe shpirtin?
Të këndoni është një gjë shumë e mirë për shëndetin tuaj. Muzika mund të rrisë numrin e antitrupave të cilët forcojnë sistemin e imunitetit dhe e mbrojnë trupin nga bakteret.
Sipas ekspertëve, këndimi ka efekte shumë të mira për shëndetin mendor.
Këndimi stimulon mendjen dhe lehtëson simptomat e stresit dhe depresionit. Duke dëgjuar muzikë, ju keni mundësinë t’i zëvendësoni mendimet negative me ato pozitive përmes ndihmës së përdorimit të ritmeve dhe muzikës.