“Për’puthen” do t’i bashkohet një konkurrent i ri. Ai është Elton Maksuti. Me siguri ju duket një emër i dëgjuar dhe keni të drejtë, Maksuti ka qenë ish-portier tek skuadra e Besës së Kavajës.
Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar kontratët me Top Channel.
“Ju ftoj të më ndiqni në emisionin “Për’puthen” në ditët në vazhdim në Top Channel”, shkruan ai.
Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë preferencat e Eltonit dhe sa e lehtë do të jetë përshtatja e tij, pas hyrja në këtë fazë të emisionit, ku pak a shumë janë bërë të ditura se ku djemtë dhe vajzat janë përqendruar deri në një farë pike me njëri-tjetrin. Kë nga vajzat? Sindin, Ledianën, Antonelën, Sarën apo Aristelën?