Në jo pak raste e keni hundën e ftohtë dhe mendoni se kjo është për shkak të motit. Mirëpo ndodhë që të keni hundë të ftohtë edhe në ambientet ë ngrohta dhe kjo ndodh për shkak se mund të keni disa probleme me shëndetin. Më poshtë mund të lexoni arsyet pse keni hundë të ftohtë.
Mund të jetë një shenjë e rrjedhjes së dobët të gjakut në hundën tuaj
Kur qëndrojmë në një dhomë me temperaturë të ulët për një kohë të gjatë, trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë duke zvogëluar rrjedhën e gjakut nga ekstremitetet dhe i ridrejton ato te organet vitale në trup. Gjithashtu vërejmë që hunda është pjesa e parë e trupit që ftohet sepse nuk ka shumë yndyrë. Pirja e një filxhan çaji ose diçkaje të nxehtë, mund të përmirësojë gjendjen tuaj.
Keni qenë të mbingarkuar në punë
Një studim në Universitetin e Nottingham zbuloi një lidhje midis temperaturës së trupit dhe sasisë së stresit në tru. Gjatë hulumtimit, sa më shumë që pjesëmarrësit përqendroheshin në detyrat e dhëna, aq më të ftohta bëheshin fytyrat e tyre, veçanërisht në zonën përreth hundës. Nëse ndiheni kështu edhe gjatë punës, bëni një pushim të shpejtë para se të rifilloni aktivitetin tuaj.
Jeni nën një stres shumë të madh emocional
Stresi emocional mund të jetë shkas për fenomenin e Raynaud, i cili bën që enët e gjakut në ekstremitetet tona të ngushtohen në mënyrë drastike për një periudhë të shkurtër kohe. Kjo rezulton në ftohtësi dhe mpirje në një zonë të veçantë, si hunda, dhe mund të zgjasë deri me orë. Fenomeni i Raynaud është më i zakonshëm te gratë dhe tek ato që jetojnë në klimë të ftohtë.
Hormonet tuaja mund të jenë në disbalancë
Kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm hormone të tiroides, metabolizmit bëhet më i ngadaltë. Pasja e një metabolizmi të ngadaltë do ta bëjë trupin tuaj të ruajë nxehtësinë dhe energjinë, dhe mund të rezultojë në më pak nxehtësi që shkon në ekstremitete, si hunda juaj.