Edhe pse qafa është një pjesë e ndjeshme e trupit, mund të neglizhojmë kujdesin ndaj saj pa e ditur. Si rezultat, mund të shfaqen rrudha dhe shenja të palosjes.
Për të shmangur vijat e qafës, rregulloni ekranin e kompjuterit para jush dhe shikoni drejt përpara.
Hiqni tualetin nga fytyra, duke përfshirë të gjithë zonën e qafës. Përdorni një pastrues që është i përshtatshëm për llojin tuaj të lëkurës. Aplikoni një hidratues në fytyrën tuaj, duke përfshirë qafën. Kjo procedurë do të rigjenerojë lëkurën dhe do të largojë toksinat nga qafa.
Mund të eksfolojmë trupin dhe fytyrën, por shpesh harrojmë dekoltenë. Por, kjo pjesë është shumë e ndjeshme dhe kërkon vëmendje për të hequr qafe edhe qelizat e vdekura. Mos e kryeni këtë procedurë në mënyrë agresive, por shumë butësisht, në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën. Bëjeni këtë një ose dy herë në javë.
/Priza.al/