Nuk ka gjë më të sikletshme se sa vrasja e këpucëve, e sidomos kur plagët nuk ju mbyllen lehtë.
Kjo ndodh sidomos kur blini këpucë të reja dhe kur i vishni për herë të parë ju shtrëngojnë sepse ju rrinë të ngushta.
Për fat të keq kjo u ndodh shpesh shumë njerëzve pavarësisht nga mosha.
Në dyqan, fillimisht ju mendonit se këpucët ju rrinin mirë, por sapo dilni në rrugë, ju ngushtojnë.
Edhe pse shitësja e dyqanit ju ka thënë me besim të plotë se do zgjerohen pak, ndërkohë ju ndiheni keq dhe po plasni nga dhimbjet. Si për çdo gjë, edhe në këtë rast ka një zgjidhje.
Zgjerimi i këpucëve
Mund t’i çoni t’i zmadhoni tek këpucari, por një zgjedhje e mirë do të ishte edhe të nxirrnit dy patate nga rafti i kuzhinës. Nuk lë njolla te këpucët dhe të gjithë e kemi në dispozicion.
Si procedohet
Merrni dy feta patate dhe futini tek këpucët. Qëroni patatet dhe mbështillini me peceta ose gazeta. Futini tek këpucët dhe lërini gjatë gjithë natës.
Kjo teknikë zgjeron pjesën e përparme të këpucëve për t’u dhënë më shumë hapësirë gishtave. Përveçse zgjerojnë këpucët, patatet mund të thithin edhe aromat e këqija. Kjo teknikë funksionon veçanërisht mirë me këpucët e lëkurës.
/Priza.al/