Receta e fërgesës me mish të grirë dhe vezë në furë nuk do t’ju zhgënjejë.
Priza.al sjell për ju të plotë mënyrën e përgatitjes e cila përgatitet shumë shpejt dhe është e përshtatshme për çdo vakt kur nuk keni shumë kohë në dispozicion.
Përbërësit:
- Gjysmë kilogramë mish qingji ose viçi i grirë
- 1 qepë e madhe e grirë hollë,
- 2 thelpinj hudhër të grirë hollë,
- 1 lugë gjelle salcë domate,
- 1 lugë çaji spec djegës pluhur
- 4 vezë,
- 2 lugë gjelle gjalpë,
- Kripë dhe piper sipas dëshirës,
- 2 lugë gjelle majdanoz të grirë hollë.
Përgatitja:
Vendosni një tigan të madh e të thellë në zjarr dhe hidhni brenda tij gjalp dhe shtoni qepën e grirë hollë.
Pasi të kavardisni qepën, shtoni mishin dhe përziejini disa minuta deri sa të skuqet. Më pas shtoni salcën e domates, hudhrën dhe specin djegës dhe lërini deri sa lëngu i mishit të ketë avulluar. Pas të gjitha këtyre, shtoni kripën dhe piperin dhe me një lugë druri hapni katër vende për vezët dhe hidhini aty.
Mbylleni kapakun, uleni temperaturën dhe lërini vezët të gatuhen për 5-8 minuta.
Ju bëftë mirë!