Jugu i braktisur nga turistët/ Manjani ironizon Kumbaron: Unë them të këndojë një këngë Mirela, mbase vijnë plazhistët

Ndryshe nga vitet e kaluara, jugu i vendit tonë duket se është braktisur nga turistët. Janë të shumta arsyet, duke filluar nga kriza që ka prekur vendim, e cila ka bërë që çmimet në jug të rriten në mënyrë të tejskajshme. Nisur nga çmimet e kripura, turistët kanë preferuar zonat e tjera të vendit, apo kanë zgjedhur pushime në vendet fqinje.

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka publikuar një foto nga jugu i vendit, ku shfaqet një plazh bosh, pa pushues. Manajni nuk ka lënë pa ironizuar ministren e Turizmit Mirela Kumabaro, teksa e fton që të këndojë, me shpresën se mund të vijnë pushuesit.

Postimi i plotë:

Unë them të këndojë një këngë Mirela, mbase vijnë plazhistët.

Jepi Mirela:

“Ç’u mbush mali plot me rrush, plot me rrush.
Asnjeri nuk lahet n’det, por në dush.
Thotë nëneja janë krushq, o janë krushq.
Janë krushq nga Greqia, të na rrojë qeveria.
Rrushi inë sterr i zi,
Rroftë reforma në drejtsi…”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *