“Ju dua të qeshur”- ka qenë porosia që Zefi u ka lënë fëmijëve dhe bashkëshortes së tij, dhe kështu shfaqen në një foto që i biri i tij, Juli shpërndan në Facebook.
Julian Deda, përmes këtij postimi ka treguar porosinë e fundit që i la i ati i tij i ndjerë, Zef Deda, i cili u nda nga jeta më 24 nëntor.
Ai gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe respektin e treguar në këto ditë të vështira. “Porosia e tij e fundit “ju du t’qeshun”, do shkojë në vend. Familja jone falenderon perzemersisht secilin nga ju, per mbeshtetjen dhe respektin e treguar. Ju duam..!”, shkruan Jul Deda.