Julia Roberts feston 19-vjetorin e martesës/ E uron bashkëshortin me fjalën më të bukur

Julia Roberts u ka ofruar fansave një pamje të rrallë në lidhje me romancën e saj me Daniel Moder, bashkëshortin e saj prej gati 19 vitesh.

Performuesja e ‘Pretty Woman’, 53 vjeçe, ndau një selfie të ëmbël në Instagramin e saj, për të shënuar përvjetorin e 19-të të martesës.

’19 vjet. Sapo filluam’, shkroi Roberts krahas postimit

Moder 52 vjeç u takua me aktoren në fillimet e vitit 2000 në xhirimet e filmit ‘The Mexican’, derisa Moder punonte si kineast.

Dyshja u martuan në Taos, Meksikë më 4 korrik të vitit 2002 dhe që nga atëherë kanë sjellë në jetë tri fëmijë.

Julia është e njohur për rolet e saj në filmat si: ‘Notting Hill’, ‘The Pelican Brief’, ‘Mystic Pizza’, ‘Eat, Pray, Love’ etj.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *