Ish-konkurrentja e “BBVK”, Juliana Nura ka reaguar rreth deklaratës së reperit Arkimed Lushaj i njohur si Stresi. Ky i fundit një ditë më parë tha se Xhuli nuk e ka merituar fitoren e “Big Brother VIP Kosova”, sepse sipas tij modelja nuk ka qenë e sinqertë gjatë qëndrimit në këtë shtëpi, duke gënjyer për histori të ndryshme.
Përmes një postimi në InstaStory, Juliana i hodhi poshtë akuzat e reperit duke thënë që të gjithë e dinë se ai ëhstë një djalë që pin lëndë narkotike nëpër rrugicat e Tiranës. Më tej modelja tha se Stresi është edhe një gënjeshtar, sepse i ka premtuar publikisht që do i japë 30 mijë euro pasi të dalë nga “BBV” dhe ka gënjyer, dhe sipas saj Stresi ka përdorur edhe sëmundej e ish-bashëshortes së tij për lojë.
“Paska komentuar ky shoku im Stresi. Të gjithë e dim që ai është një djalë që pi bar nëpër skutat e Tiranë. Askush nuk e do, nuk është këngëtar e s’ka as karrier. Ka përdorur shëndetin e ish gruas se tij, për loje. Ka përdorur historitë tona private për lojë. M’i ka premtuar publikisht 30 mijë euro pasi të dalim nga BBVK, nuk ka ndodh kjo. Ai është rrenc, gjithë i kam thënë ‘rrenc’. Bëri një bashkëpunim nga shoku u vet që u bë i famshëm. Ky person njihet vetëm për këto pallavrat nëpër Tiranë. Ky person nuk e di që kauza ime është për gruan, është botërore dhe jo vetëm e imja. Historia ime nuk është e rreme, kur je i paaftë je i paaftë, çfarë të bëj unë me këtë person. Të gjithë e dinë kush është fituesja e publikut”, tha Juliana Nura.