E ftuar sot në “Big Brother Radio” në një lidhje telefonike në TAR ishte ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari.
Ajo u shpreh për gjithçka rreth BBV, analizoi banorët dhe situatat, teksa tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël. Ndërkohë, e pyetur lidhur me finalistët e “BBV3”, Olta ka zbuluar emrat që ajo sheh në finale.
“Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij. Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeo si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës“-tha Olta.
Lidhur me Eglën, fati i të cilës në Big Brother ende nuk dihet, Olta tha:
“E marr të mirëqenë që Egla nuk hyn, nëse rihyn mendoj se do e fitojë pastaj.“