Julka Gramo zbulon personin që e bindi të bëhej pjesë e ‘DWTS’

Julka Gramo është një ndër yjet e këtij edicioni të ‘Dancing with The Stars’. Artistja e njohur dhe partneri i saj në kërcim, Silvester Shuta kanë formuar një dyshe që duket se po pëlqehet shumë nga publiku.

Ditën e sotme, Julka ka qenë e ftuar në emisionin ‘Live From Tirana’, ku ka treguar momentin e parë që ka marrë telefonatën nga produksioni për të qenë pjesë e spektaklit. Ndër të tjera Gramo tregoi se ndonëse e pëlqente shumë si ide, kishte shumë pikëpyetje për shkak të kohës së kufizuar.

“Ka qenë një mesazh nga Eurilda, producentja ekzekutive e ‘Dancing With The Stars’. Nuk e fsheh, më pëlqente shumë si ide. Ftesa më erdhi shumë ëmbël. Dolëm, e dëgjova çfarë kishte për të thënë, por kisha shumë pikëpyetje në mendje. Vetëm për shkak të kohës kryesisht, sepse secili prej nesh ka impenjimet e veta. Pikëpyetjet e para janë çështje organizimi.

Përveç projekteve të mia radiofonike, unë jam e impenjuar si nënë dhe kjo ishte pikëpyetje shumë e madhe. Por, pastaj kur bisedova me nënën time, më tha të mos e çaja kokën fare sepse ajo ishte aty. Më pas ishte ideja se kush do ishte pjesë e kastit, asnjëri nga ne nuk e dinte.

Pastaj ishte balerini, sesi do të ishte energjia mes njëri-tjetrit. Hera e parë kur u takova me Silvesterin m’u duk shumë serioz dhe mendova çfarë do bëj unë me këtë. Por pastaj u ambientuam,”-tregoi Julka.

Ndërkohë kujtojmë që në garë me Julkën janë edhe figurat e tjera të njohura si: Sara Hoxha, Elhaida Dani, Ardit Çuni, Irini Qirjako, Isli Islami, Elona Duro, Gent Hazizi, Megi Pojani, Deborah Keci, Arber Çepani dhe Salsano Rrapi.J

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *