Juristja e bashkisë së Lushnjës në ‘arrest shtëpie’, qan dhe kërkon lirinë: Do bëhem nuse!

Pas ngjarjes së bujshme ku me urdhër të SPAK u arrestuan 11 zyrtarë të bashkisë së Lushnjës, ditën e sotme GJKKO ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për kryebashkiakun Fatos Tushe si dhe për 6 zyrtarë të tjera, ndërsa për 4 të tjerët u caktua masa ‘arrest shtëpie’.

Ndërkaq, mësohet se gjatë seancës e cila zgjati rreth 9 orë, nuk mungoi dhe një kërkesë e çuditshme. Ani Simoni ka kërkuar sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, lehtësim të masës kundër saj pasi në fund të korrikut kishte caktuar ditën e dasmës. Martohem në fund të korrikut, ju lutem ma hiqni masën e ‘arrestit të shtëpisë’”.

Por pavarësisht kërkesës së saj, GJKKO ka refuzuar kërkesën e zyrtares së bashkisë. Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Bashkinë e Lushnjës akuzohet për veprën penale të ‘Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *