Juristja Enida Bozheku ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për reality-show ‘Big Brother VIP’ që startoi të martën në mbrëmje.
Ajo e cilëson këtë format si një degjenerim dhe nuk lë gjë pa thënë për konkurrentët pjesëmarrës.
Juristja shkruan se aty brenda ka simpati për vetëm një person, emrin e të cilit nuk e zbulon, ndërsa të tjerët janë ‘shala-shalë e truri asfalt’.
“Big Brother, aty ku injoranca frazeologjike Elhaidiane përmbledh fuqishem mendjet psikopatike alla Fifi, te percjella mes ekspozimit te mishit inguinal, me ane te nje absurdi carpe diem Oracian, ne nje shperthim histerik – uterin te motiveve pjesmarrese tipike te vulgut.
Permbyllja opinioniste me ëëë ne pauzat mes interesante shume interesante, nje kaleidoskop i denje per habi Beckettiane. Nderkohe Paskal dhe Balzak turfullojne furishem mes iluzionesh te humbura e mendimesh.
Ndjese per pershkrimin “epistolar” te fenomeneve per eksperiment Vip-sa me IQ nen 50. Edhe me menigjit te kishin pas qene, kaq rend s’do ishin vipat tra-la-la.
(Perjashoj vec nje person aty brenda qe kam simpati personale), te tjeret shalë – shalë e truri asfalt”, shkruan juristja.
/Priza.al/