Në muajin mars, këngëtari i njohur me famë botërore Justin Bieber, kishte gjysmën e fytyrës dhe trupit të tij të paralizuar për shkak të sindromës “Ramsay Hunt”. Këngëtari u prek nga kjo sindromë përpara se të niste turneun e tij “Justice World Tour”.
Pas një pauze, Bieber vendosi të rikthehej në skenë dhe ka realizuar 6 shfaqje deri tani. Megjithatë, pas shfaqjeve ylli i popit e kuptoi që ky rikthim po i shërbente për keq në shëndetin e tij. Menjëherë pas koncertit të fundit në Brazil, diçka nuk shkoi siç duhej për Bieber dhe ai bëri njoftimin për anullimin e koncertit.
Siç duket, Justin po lufton edhe një herë me këtë sindromë dhe duhet të ndalojë turneun për t’u kujdesur për shëndetin e tij. Përmes një deklarate publike, Justin ka treguar detaje nga problemet me të cilat është përballur edhe gjatë muajve të kaluar.
“Pas zbritjes nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe e kuptoj se duhet ta vendos shëndetin tim prioritet tani. Kështu që do të bëj një pushim nga turneu për tani. Do të jem mirë, por më duhet kohë për të pushuar dhe për t’u përmirësuar.”
Fansat nuk e pritën mirë këtë vendim. Shumë prej tyre kërkuan kthimin e parave të tyre në vend që t’i mbajnë ato derisa Justin Bieber të mund të rikthehet në skenë. Për momentin, gjithçka që Justin dëshiron të bëjë është të fokusohet në shëndetin e tij dhe të kalojë kohë me njerëzit e tij të dashur. Shfaqjet që janë anuluar janë në qytetet si: Britania e Madhe, Irlanda, Gjermania, Italia, Polonia dhe Holanda.