Pas sfidave të luajtura mbrëmjen e shkuar janë edhe biletat e para kualifikuese. Dy midis 32 skuadrave pjesëmarrëse në këtë fazë, kanë fituar për të drejtën për të kaluar në 1/16-tat e Champions League në vazhdim.
Juventus u rikthye për të buzëqeshur siç ka bërë gjithmonë deri tani në Europë, duke fituar me shifrat 4-2 ndaj Zenit. Golat e Chiesas, Moratas dhe heroi i bardhezinjëve ishte Paulo Dybala me dy gola.
Miqtë barazuan përkohësisht me autogolin e Bonuccit dhe e bënë më pak të dhimbshme këtë humbje me golin e iranianit Azmoun në fund.
Një fitore e rëndësishme që e mban skuadrën bardhezi në vendin e parë të Grupit H me 12 pikë dhe tani do të diskutojë kreun me Chelsea-n, me blutë që ndodhen në vendin e dytë në kuotën e 9 pikëve.
GRUPI E
Bayern Munich bën detyrën në grupin E edhe në ndeshjen e dytë ndaj Benficës duke triumfuar në Munich me rezultatin e thellë 5-2. Bavarezët kanë siguruar edhe kalimin e tyre për në fazën e ndeshjeve eliminatore të 1/16-tave finale të Champions.
Barcelona mori vendin e dytë falë suksesit 0-1 në Ukrainë ndaj Dynamo Kiev me një gol të Ansu Fati në minutën e 70-të.
GRUPI F
Cristiano Ronaldo i hoqi sërish pikë të çmuara Atalantës nga duart me ndeshjen që u mbyll në 3-2 duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit që kryesohet nga United dhe Villareali me nga 7 pikë.
/Priza.al/