Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhiakomo Vrioni, është një nga emrat më të lakuar këtë merkato në Itali, me Juventusin që kërkon vetëm ta dërgojë në huazim talentin shqiptar.
Siç bënë me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, klubi nga MLS, New England Revolution, është vënë në ndjekje të shërbimeve të 23-vjeçarit dhe siç bëhet theksohet është shumë pranë akordit me Juventusin.
Klubi bardhezi pritet të përfitojë një shumë prej 3.8 milionë dollarësh plus bonuest nëse e pranon këtë marrëveshje dhe që duket se e ka pranuar dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
23-vjeçari u huazua te Tirol dhe u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit me 19 gola, po aq sa shënoi edhe Karim Adeyemi, i cili u transferua nga Salzburg te Dortmundi për 30 milionë euro.
Vrioni ka dalë nga moshat e Sampdorias, klub që e shiti te Juventus U23 për 3.9 milionë euro në janarin e vitit 2020. Në fillim dukej thjesht një plusvlerë (false), por në fakt ishte lojtar (i vërtetë).
Vlera e tij është rritur ndjeshëm. Por nëse zgjedh vërtet të shkojë në MLS, ky do ishte një zhgënjim për tifozët e tij që prisnin shumë prej tij.