Deizi Arapi, vajza nga Bilishti e cila sëbashku me motrën e saj morën vëmendjen e publikut pasi u shoqëruan nga policia për prishje të qetësisë publike dhe kundërshtim të uniformave blu, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Deizit i është djegur sërish makina në derën e shtëpisë, ashtu si dhe 4 vite më parë.
Këtë herë Deizi dyshon se zjarri makinës së saj mund t’i jetë vënë nga njerëz të deputetit të PD, pasi sipas asaj që ajo ka deklaruar, shkak mund të jetë bërë një konflikt i hapur mes saj dhe deputetit Bledion Nallbati, kohë kur ky i fundit ishte në detyrën e kryebashkiakut të Bilishtit.
“Jeta ime është në rrezik. I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që më ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. 4 vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish-kryebashkiakun Bledion Nallbati ( aktualisht deputet). Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me të cilin dhe kam shkëmbyer fjalë mbrëmë. Ai është punonjës i karburantit në pronësi të Bledion Nallbatit. Në vendngjarje është gjetur një bidon benzine nga ky karburant ashtu si herën e kaluar. Djegien e makinës së parë policia e konsideroi aksidentale por ja që ngjarja po përsëritet. Nëse nuk merren masa nuk është çudi që unë të përfundoj në ndonjë kanal”, është shprehur Deizi Arapi.
Por Deizi nuk e ka lënë me kaq, ajo ka vijuar shown në rrjete sociale duke bërë postim nga më të ndryshmet, por edhe duke sulmuar persona që sipas saj mund të qendrojnë pas kësaj ngjarjeje./abc