Për herë të dytë radhazi, Juventus humb në Serie A, duke bërë kështu një tjetër hap prapa në garën për top katërshe. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-t, Juventus pësoi humbje përballë Sassuolos me rezultatin 1:0.
Në “Mapei Stadium”, golin e vetëm dhe të tri pikëve për vendasit e shënoi Gregoire Defrel, në minutën e 64-t.
Kjo është një fitore e rëndësishme për Sassuolo-n, i cili pas disfatës ndaj Hellas Veronës gjen tre pikë të rëndësishme. Nga ana tjetër, Juventusi nuk po arrin të përfitojë nga disfata e Interit ndaj Monzas, duke mos shfrytëzuar kështu rastin për t’u afruar në renditje. Me këtë humbje të dytë radhazi, bardhezinjtë janë aktualisht jashtë zonës europiane, të mbërthyer në 44 pikë.