Juventus kërkon Zaniolon, Mourinho do në këmbim lojtarin e Shqipërisë dhe miliona euro

Juventusi është vënë në kërkim të një lojtari cilësor në mesin e fushës. Zaniolo është një emër që ndiqet prej kohësh nga “Zonja e Vjetër” dhe tashmë drejtuesit kanë nisur të hedhin hapa konkretë për të sjellë talentin italian në Torino.

Roma e vlerëson “heroin” që i dha trofeun historik europian në finalen e Tiranës me vlerën 40-50 milionë euro. Për këtë arsye Juventusi ka përfshirë lijtarë t tjerë në marrëveshje për të zbutur çmimin.

Mesfushori Artur ishte pjesë e ofertës së bardhezinjve, por që nuk ka marrë pëlqimin e verdhekuqve duke parë formën e dobët në sezonin e fundit.

“Tuttomercatoweb” raporton se klubi kryeqytetas do të kërkojë që pjesë e marrëveshjes të jetë edhe Xhakomo Vrioni dhe Mireti.

Sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer në Austri sezonin që lamë pas dhe duket se ka joshur Romën për ta vënë në urdhërat e portugezit Murinjo.

Vrioni do të gjejë aty edhe një tjetër kuqezi si Marash Kumbulla, edhe pse për mbrojtësin kuqezi po flitet shumë për një largim drejt Torinos.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *