Juventusi do të marrë 15 pikë në Sere A pasi zbritja e tyre u anulua përkohësisht pas një apeli.
Pasi një zbritje e madhe pikësh u duk se e çoi në trazira sezonin e Juventusit, bardhezinjve iu është dhënë një shtysë e madhe mes zhvillimeve të reja ligjore që rrethojnë zbritjen e tyre prej 15 pikësh.
Ndërkohë që apelimi vazhdon, Juventusit do t’i rikthehen 15 pikët.
Për momentin, ata janë rikthyer në top katërshen, përpara Romës, AC Milan dhe Interit.
Pas një dëshmie të paraqitur, është vendosur që pikët të rikthehen përkohësisht, konfirmohet në një njoftim për shtyp nga Federata Italiane e Futbollit.
Aty thuhet se ankesat e bëra nga Juventusi janë pranuar, gjë që ndryshon tërësisht peizazhin e sezonit për skuadrën e Massimiliano Allegrit.
Tashmë pritet riformulimi i dënimit, me vendime që do të merren nga gjykata e apelit e Federatës Italiane të Futbollit gjatë 30 ditëve të ardhshme.