Juventusi është fitues i Derbi D’Italia. “Zonja e Vjetër” mundi 2-0 Interin, në Torino.
Në pjesën e parë shansin më të artë e patën zikaltërit. Dunzel Dumfries tregon që nuk është një sulmues, teksa me portën e boshatisur nuk ia doli dot të shënojë topin në rrjetë.
Kundërsulm vrasës i bardhezinjve sapo filloi pjesa e dytë finalizohet me gol. Dalje e shpejtë e Kostic nga krahët, me serbin që serviri një asist perfekt për Rabiot. Vendasit realizojnë edhe golin e dytë me Danilon por, pas një komunikimi me VAR, kryesori Doveri e anulon.
Për t’i shuar një herë e mirë dilemat e këtij takimi mendoi Fagioli (85’), duke dyfishuar shifrat. Ndeshjet e radhës së Serie A do të luhen në mesjavë.