Juventusi bëhet me “krahë”, Allegri përqafon blerjen e re

Filip Kostiç është zyrtarizuar te Juventusi. Anësori serb ka lënë Frankfurtin për t’u transferuar në Torino. Kontrata e firmosur është e vlefshme deri në vitin 2025 dhe futbollisti do të përfitojë 3.5 milionë euro në edicion.

Kostiç ka kryer me sukses testet mjekësore në J-Medical dhe me shumë mundësi do të jetë gati për sfidën e fundjavës ndaj Sassuolos. Ky transferim ishte dëshirë kryesore e Allegrit, me trajnerin që sheh te 29 vjeçari lojtarin e duhur për skemat e tij.

Kostiç ka një karrierë kryesisht të fokusuar në Gjermani, ku ka përfaqësuar ekipe si Hamburg dhe Stuttgart. Fillimet e veta i pati në Superligën serbe, me Radnicki.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *