Juventusi ka siguruar praninë në turin tjetër të Ligës së Europës, pasi ia ka dalë të mposhtë me shfirat 3-0 në transfertë Nantën. Bardhezinjtë janë hakmarrë kësisoj për barazimin 1-1 në shtëpi në ndeshjen e parë, falë edhe një paraqitje të jashtëzakonshme të Angel Di Marias.
Argjentinasi ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë. Ai shënoi një gol të rrallë me një gjuajtje të harkuar për t’i dhënë avantazhin skuadrës e më pas çoi ndeshjen në 2-0 me një penallti të fituar po nga ai, duke ndëshkuar një lojtar kundërshtar me të kuq. Edhe në pjesën e dytë, ishte pikërisht argjentinasi që çoi topin përtej vijës fatale, me vendimin që u konfirmua nga teknologjia për t’i dhënë Juventusit golin e tretë e që vulosi fitoren e pastër dhe kalimin e turit.
Edhe Sporting Lisbona dhe Sevilja vazhduan më tej, ndërsa sfida mes Monako dhe Bajer Leverkusen shkuan në shtesë pas rezultatit 2-3 në kohën e rregullt, njëlloj si në sfidën e parë./PanoramaSport
NANTË-JUVENTUS 0-3 (1-1)
5′, 20′ (p), 78′ Di Maria