Juventusi ka marrë një fitore minimale ndaj Udinezes në javën e 17 të Serisë A.
Një sfidë që prodhoi shumë pak raste. Dy mundësitë më të mira për “Zonjën e Vjetër” ishin nga Moise Ken, por nuk arriti të finalizonte.
Në pjesën e parë, skuadrat gjuajtën nga dy herë në portë, por pa mundur dot të konkretizonin. Edhe pse jo një sulmues, Danilo bëri mirë këtë rol në minutën e 86, duke realizuar golin e fitores për “Zonjën e Vjetër”.
Kështu ekipi i Alegrit merr fitoren e dytë radhazi në vitin 2023. Juventusi renditet në vendin e 2 me 37 pikë, ndërsa Udineze në vendin e 8 me 25 pikë.