Del në shitje shtëpia përrallore ku ka jetuar kryeministri më i ri në moshë në Britani. Shtëpia elegante me katër dhoma gjumi dhe tre banjo, ka qenë ‘streha’ e William Pitt, i cili u bë kryeministër në Britani në moshën 24-vjeçare.
Tashmë kjo mrekulli e arkitekturës, ka dalë në shitje dhe secili mund ta bëjë të vetën. Pavarësisht se vila është rikonstruktuar, shumë nga tiparet e saj origjinale kanë mbetur, duke përfshirë grilat e dritareve, kornizat dekorative përgjatë tavaneve të saj të lartë dhe dritaret e mëdha.
Shtëpia ka 18 llambadarë kristalesh francezë dhe italianë. Kuzhina ka dritare në pjesën e pasme, tavolinë prej druri. Aty gjenden paisje të bollshme ku përfshihen dy furra pjekjeje, mikrovalë, madje dhe sirtarë të veçantë për erëzat. Kjo shtëpi u ndërtua në vitin 1972 dhe u projektua nga arkitekti Thomas Baldwin.
Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyMail