Ka çuar tanket në veri të Kosovës, por presidenti Vuçiç jep lajmin e keq për shëndetin e tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka anuluar disa takime që kishte dje për shkak të problemeve me shëndetin. Lajmin e ka konfirmuar këshilltarja për media e presidentit, Suzana Vasiljevic duke thënë se shumë shpejt ai do të kthehet për tu takuar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe për tu marrë me Kosovën.

Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër mbrëma Ursula von der Layen arrin dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë,” ka thënë ajo për Euronews Serbia.

Kështu që mjekët sugjeruan që ai të bëjë një pushim”, shtoi këshilltarja.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.

Shpresoj që gjithçka do të jetë mirë, është vetëm çështje lodhjeje,” tha këshilltarja i presidentit.

Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë. Fjalimi i shpallur i Vuçiçit në konferencën dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE -së” në Novi Sad u anulua gjithashtu.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *