Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe gazetari Mentor Kikia. Gazetai i tha Ministes se ka pasur abuime me objektet e kulturës, ku një e këtyre të fundit janë kthyer në biznese.
Ndërsa Kumbaro tha se disa zona të mbrojtura rezultojnë në disa territore ku transformimet urbane apo për shkak të erozionitkanë humbur karakteristikën.
Pjesë nga biseda në studio:
Kumbaro: Butrintin e menaxhojmë siç është. Unë kam shumë respekt për frikën sepse është një emocion shumë i shëndetshëm. Në këtë vend janë vjedhur objekte arkeologjike masivisht,. Vjedhje në vitin 2012…Pra këto frikëra si kemi pasur më parë sepse mesa duket kemi pasur të tjera halle.
Shehi: Tani si qeverisja më e mirë , ne po diskutojmë për këtë çështje.
Kumbaro: Një sit si Butrinti, Berati, Gjirokastra janë asete universale. Nuk tjetërsohet as prona, as të ardhurat që nxjerrim nga Butrintit, por çka nxirren si të ardhura mbeten të gjitha brenda dhe çdo qindarkë që shpenzohet aty është pjese e transparencës.
Kikia: Shyqyr që erdhi dita që ne të kemi frikë për të mbrojtur të shkuarën tonë. Njerëzit që kanë qenë në poste për të ruajtur trashëgiminë janë ata që kanë firmosur projekte. Të gjitha gjërat e këqija këtu me ligje janë bërë. Tani mund të bëhet edhe një ligj që Kalanë e Skënderbeut ta quajmë pub…Por duhet të jemi konservator në mbrojtjen e disa gjërave që nuk përsëriten më. Ka diskoteka majë kalave…Kur interesi i disave e deshi që pranë Butrintit të bëhen disa ndërtime…Se dini ju që një pjesë e territorit të zonës së mbrojtur në Butrint nuk është më zonë e mbrojtur?
Kumbaro: Me ndërtimet që kanë ndodhur kjo pjesë nuk i mbush kriteret për tu quajtur zonë e mbrojtur dhe këtu flasim për Ksamilit. Pra kërkohet rishikim i rregullt i territorit , dhe në këtë rishikim që i është bërë zona të mbrojtura rezulton që në disa territore transformimet urbane apo për shkak të erozionit, disa zona e humbasin karakteristikën për t’u quajtur zonë e mbrojtur. Unë fola për zhvillime kaotike që i kemi zgjidhur pjesërisht dhe vazhdojmë të luftojmë ndërtimet e paligjshme. Unë fola për konstatim. Pra kjo na bëri që sipërfaqen e zonave të mbrojtura ta çojmë në 21 %. Banalizim i atyre që janë kritere pse një zonë quhet e mbrojtur. Në këtë pjesë që është skaji i ish-territorit për arsye natyrore nuk janë më për shkak të dinamikës që kanë ndodhur në atë territor.