Modelja Heidi Klum ka zbuluar se ka nënshkruar një kontratë sigurimi për këmbët e saj, por njëra prej tyre kushton më shumë se tjetra. 48-vjeçarja gjermane zbuloi në një intervistë për ‘The Ellen DeGeneres Show’ se një klient siguroi këmbët e saj për 2 milionë dollarë.
Por njëra këmbë është më e shtrenjta se tjetra, ka treguar supermodelja, duke shtuar se ‘janë të çuditshme gjërat që bëjnë disa njerëz’.
‘Kur isha e re, rashë në një xham dhe kam një shenjë të madhe. Natyrisht, që nuk duhet se e kam nxirë shumë me spray.’- u shpreh Heidi Klum.
Sigurimi i disa pjesëve të trupit është një praktikë e njohur prej kohësh pasi futbollistët sigurojnë këmbët e tyre në kompanitë e sigurimeve. Kështu, në raste dëmtimesh, të gjithë shumën e shpenzuar për rehabilitimin duhet ta paguajë kompania.
/Priza.al/