Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mohuar akuzat që i janë bërë Monika Kryemadhit në lidhje me financimet ruse.
Ish-presidenti u shpreh se Kryemadhi po sulmohet nga Edi Rama.
“Këto i ushqen Edi Rama me paratë e inceneratorëve. Nuk ekziston asnjë dosje ruse dhe as dibre. Këto janë përpjekje të dëshpëruara të Ramës për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi. Po e sulmon Rama sepse ai i ka çjerrë maskën për aferën e incneratorëve” – tha Ilir Meta.
Meta komentoi edhe zgjedhjet e 14 majit.
Meta: Fitorja e opozitës është e padiskutuar. Zoti Lorenc thotë që vota popullore do të jetë gjysmë për gjysmë, në këto kushte rezultati do varet nga kandidatët. Hajde ti marrim me radhë kandidatët
Lorenc Vangjeli: Ka edhe martesa të dëshpëruara zoti Meta./PanoramaTv