Moderatorja e njohur Fjodora Fjora, e cila ka vite që është pjesë e ekranit, ka ditur ta mbajë gjithnjë diskrete jetën e saj private. Por, së fundmi ajo ka pranuar se është në një marrëdhënie dashurie. Fjodora ka publikuar një foto në ‘InstaStory’ ku shihet teksa kapet për dore me partnerin e saj.
Më herët, në një emision moderatorja u shpreh se nuk ka asnjë paragjykim për diferencën e moshës në një marrëdhënie. “Mund të jetë edhe 30 vite më i madh nuk e kam problem por duhet të jetë me shumë bagazhe”, tha ndër të tjera Fjodora.
“Do të flasim për dashurinë dhe për martesat që nuk njohin moshë. Kjo temë më erdhi në mendje në sajë të një koleges time që ma propozoi. Unë për shembull nuk kam asnjë paragjykim për diferencën e moshës, jam njeri i cili është si Madonna. Mund ta ketë edhe 30 vjet më të ri burrin, por vjen nga Amerika kryesisht. Mund të jetë edhe 30 vite më i madh nuk e kam problem por duhet të jetë me shumë bagazhe”,- theksoi ajo gjatë një interviste.