“Ka kërcënuar edhe të tjerët në studio”/ Fero arrestohet nga Policia e Kosovës, pas përleshjes me producentin

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një përleshje në mes të reperit Fero dhe producentit të njohur, Jetmir Agaj.

Dyshohet se bashkë me truprojën e tij, Feronit Shabanaj (emri i vërtetë) ka sulmuar producentin dhe menaxherin, Jetmir Agaj në studion e tij muzikore në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Përleshja ka ardhur pasi Fero ka kërkuar që të punoi për një projekt muzikore  ndërsa Jetmir ka thënë se për momentin ka punë tjera. Këtë e ka konfirmuar Jetmir Agaj në një prononcim per mediat, i cili po ashtu tha se gjendet në spital duke bërë kontrolle nga lëndimet e marra.

Pas kësaj, Fero ka ardhur në studio bashkë me truprojën e tij dhe ka filluar të kërcënojë me një revole, duke e drejtuar fillimisht drejt Jetmirt e më pas edhe ndaj menaxherit të reperit Bardhi, Emeriton Mataj.

“Ka ardhur në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, ka thënë për Jetmir Agaj.

Pas këtij incidenti, Fero bashkë me truprojën e tij, Bujar Ibishi, janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa sipas burimeve të gazetës Sinjali, ata janë arrestuar par pak çastesh nga Njësia Speciale e Policisë.

Ndërkohë, edhe Agaj menjëherë pas përleshjes në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar në stacionin policor. Ndërsa rastin  e ka konfirmuar edhe zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci tha se rreth orës 20:30 të dyshuarit e rastit janë paraqitur në stacionin policor dhe po vazhdohet ndërmarrja e procedurave të mëtutjeshme në koordinim me prokurorin e shtetit.

“Informata është pranuar rreth orës 15:30,  për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Nebih Gashi” në Prishtinë. Nga të dhënat fillestare ëshëtë​ngritur dyshimi se dy të dyshuar, ku njëri nga ta dyshohet të ketë pasur dhe një armë, kanë sulmuar viktimën dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë që të dyshuarit janë identifikuar nga ana e policisë menjëherë ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat që kanë karakterizuar ngjarjen. Së këndejmi rreth orës 20:30, të dyshuarit janë paraqitur në stacionin policor dhe policia po vijon me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme në koordinim me prokurorin e shtetit për të proceduar tutje”, ka thënë Borovci.

/Burimi: Telegrafi/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *