“Ka kryer krime ndërkombëtare” Berisha: Do bëjmë gjithçka që t’i heqim Ramës imunitetin diplomatik

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet t’i përgjigjet një seri pyetjesh dhe nëse nuk e bën paralajmëron se do ketë vetëm kaos.

Ai u shpreh se do bëjnë gjithçka që t’i heqin imunitetin diplomatik pasi sipas Berishës “kishte synim të shkatërronte opozitën.”

“Që në fillim dua të theksoj se skena e këtij parlamenti sot është më e veçanta në tërë historinë e tij. Aty ku është karrigia e kryeministrit, qëndron sot Charles McGonigal kurse ai që duhet të ioshte aty, është iluziv se i ka hyrë lepuri në bark dhe ka një frikë të tmerrshme nga ajo që i ka bërë vetes së tij. Atë nuk e zë vendi vend se ka kryer krime të shëmtuara, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai sot e mira është të sjellë barrelë ose shtrat se i ka rënë fuqia te këmbët. Ai sot bëri mirë që nuk doli aty se nuk ka si të paraqitet para shqiptarëve me aktin e shëmtuar që ka kryer. Jam këtu për një seri pyetjesh, janë 30 por duhet të jenë 130 që duhet t’i përgjigjet Komisioni Hetimor Parlamentar. Pa marrë përgjigje, Shqipëria do ketë vetëm kaos dhe përgjegjësia do të bjerë mbi atë që ka ulur sot aty në vendin e vet tradhtarin e kombit amerikan, vrasësin me pagesë të opozitës shqiptare, Charles McGonigal. Është e pashembullt në histori që një vend partner t’i rekrutojë kryezbuluesin një vendi që udhëheq botën e lirë. Është e pashembullt që një kryeministër të vërë në dispozicion të tij të gjithë shtetin për të bërë luftën më monstruoze, më të turpshme kundër pluralizmit dhe opozitës. Më mirë futu aty se ke kryer krim ndaj SHBA. Do bëjmë gjithçka që të të heqim imunitetin diplomatik” – tha Sali Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *