Ka mangësi’! SPAK kërkon 45 ditë kohë për të kopsitur dosjen e Laert Haxhiut

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zgjatjen me tre muaj të hetimeve për grupin e Laert Haxhiut, në mënyrë që të plotësohen mangësitë që ka dosja, kërkesë e cila u pranua pjesërisht nga GJKKO.

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet.

Në këtë dosje, janë marrë të pandehur Erisiano Abedini, Bujar Abedini, Lulzim Spahija, Ligor Romaçka, Idriz Manej, Maringlen Topuzi, Bledar Berberi, Enriko Xhahysa dhe Fatjon Veliu.

Arrestimi i Artan Tafanit, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, çoi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.

Tafani u bë i penduar i drejtësisë dhe rrëfeu disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve 2021-2023, duke nisur nga vrasjet, atentatet e deri te vjedhjet me dhunë.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni të gjërë policor që u shtri në të gjithë vendin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *