“Ka ndryshuar emrin dhe është arrestuar në 2015”, KQZ publikon të dhënat për kandidatin e LSI-së

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e Prokurorisë së Përgjithshme, për kandidatin e LSI-së Artur Baku, në zgjedhjet e 25 prillit. Nga verifikimet e Prokurorisë, ka rezultuar se kandidati Baku ka qenë i dënuar apo arrestuar më parë, si dhe ka ndryshuar emrin.

Kandidati i LSI-së, Artur Baku, ka rezultuar pas verifikimit nga Prokurorinë e Përgjithshme që të ketë ndryshuar emrin. Sipas vendimit thuhet se Baku e ka ndryshuar emrin nga “Afrim” në Artur. Këtë gjë, Baku e ka deklaruar edhe në formular.

Rezulton që Baku të jetë arrestuar në vitin 2015 nga Policia e Fushë-Krujës për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Më pas ai është liruar pasi gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *