Sikundër edhe ishte njoftuar, kjo e diel ka nisur me rënie temperaturash dhe shira e dëborë në zona të ndryshme të vendit.
Edhe pse zyrtarisht Pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.
E njëjta situatë edhe ditën e Diel, pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës.
Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta, reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites, deri të lartë në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në relievet malore, do të vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites, ato bëhen me intensitet të lartë.
Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Veriut, reshjet e dëborës do të zbresin deri në nivel deti, ndërsa në zonën e qendrës dhe Jugut në nivele kodrinore 400-500 metër mbi nivelin e detit.
/Priza.al/