Ka nisur takimi i Borelj-Kurtit në Bruksel dhe më pas takimi me Vuçiçin

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borell, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të hënën në mëngjes pak pas orës 8 në Bruksel. Pas përfundimit të këtij takimi, sipas njoftimit, Borelj do të zhvillojë një bisedë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimet e veçanta pasohen nga një takim i përbashkët, i ashtuquajturi trepalësh ndërmjet Bashkimit Evropian (BE), Serbisë dhe Kosovës, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Krahas Borelit, palën evropiane në takim do ta përfaqësojë edhe përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *