Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është arritur “një lloj marrëveshjeje”.
Kurti dhe Vuçiç nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, diskutuan për planin e zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë propozim, dy liderët e pranuan gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel.
“Ka një lloj marrëveshjeje. Jam i kënaqur, ka disa pika për të cilat do duhet të diskutojmë. Prioritet mbetet formimi i Asociacionit, pala shqiptare insistoi për nënshkrimin e marrëveshjes. Unë nuk kam nënshkruar asgjë. Do të diskutoj në Serbi për atë që kam rëndë dakord. Nesër do të raportoj për atë se çfarë ka ndidhur. Do të kemi edhe deklaratat edhe të Borrell e Kurtit. Duhet të qëndrojmë në rrugën evropiane” – tha presidenti serb.