Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me Departamentin e Shëndetësisë në Partinë Demokratike. Berisha deklaroi se listën e ilaçeve sot në farmaci e bëjnë kompanitë e prodhimit.
Ai u shpreh se para vitit 2013 në vendin tonë ishte një ligj që ndalonte qarkullimin e ilaçeve në kundërshtim me entin amerikan apo atë europian dhe shtoi se kur Edi Rama erdhi në pushtet urdhëroi anulimin e këtij neni.
Pjesë nga fjala e Sali Berishës
Shërbimet që bluzat e baradha bëjnë me përkushtim për të sëmurët tanë në të katër anët e vendit është i madh. Ne takohemi sot në një kohë kur sistemi i shëndetësisë, sistem jetik për çdo shoqëri ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat. Goditje më të rëndat në çdo rrafsh. Më shumë se çdo sistem tjetër, sistemi i shëndetësisë u shkretua nga punonjësit e saj. Të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion në proporcionet që riktheu treguesin mjek për banor në vitet 60 të shekullit të shkuar. Pra jo vetëm që Shqipëria nuk njohu progres në këtë tregues por e kundërta ndodhi,
Ne kishim një ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga Enti Amerikan i përdorimit të tyre. Neni dhe ndryshimi i parë që bëri në ligj Rama ishte abrogimi i këtij neni.
Ky nen ishte një mbrojtje që iu bëhej të sëmurëve tanë për të mos spekulluar me ilaçe të prodhimit shqiptar apo ballkanas.
U hoq ky nen i diktuar tërësisht nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësues Vilma Nushin dhe kështu me radhë.
Sot shqiptarët nuk dinë se çfarë të blejnë në farmaci. Recetat që ju lëshoni nuk kanë asnjë garancai që ilaçet që marrin të sëmurët kanë efikasitet.
Është vendosur një raport në jo pak raste i pandershëm por edhe çnjerëzor mes sektorit privat dhe atij publik. Ky i fund të diagnostikon por nuk të operon dhe nuk të ofron ndihmë pasi ka një marrëveshje të fshehtë me sektorin privat. Jo se nuk ka aftësi apo njohuri, por nuk të operon sepse ndan fitimin me privatin.
E kundërta ka qenë dhe duhet të ishte destinacioni i sektorit privat. Ne jemi për sektorin privat, por jo në një simbiozë në një bashkëpunim të tillë në kurriz të jetës dhe shëndetit të njerëzve dhe financave të tyre.
Të gjitha këto kanë një shkak, injorimin e këtij sistemi jetik për shoqërinë shqiptare.
Edi Rama deklaronte se brenda këtij viti do të ketë dyfishim të rrogave, por nuk deklaroi se brenda këtij viti do të barazojë rrogat me kolegët tuaj në Kosovë, ata marrin një rrogë dy herë më të madhe se sa ju këtu.