“Ka një muaj që janë ndërprerë punimet”, banorët në Durrës të pakënaqur me procesin e rindërtimit

Rindërtimi pas tërmetit nuk po ecën sic duhet në qytetin e Durrësit, ku disa prej pallateve janë në proces.

Këtë të shtunë banorët e një pallati kanë dalë sërish në protestë para bashkisë së Durrësit, ku kërkojnë ndërhyrjen e saj.

Banorët shprehen se prej një muaji kompania që do të kryejë riforcimin e pallatit të tyre ka ndërprerë punimet.

Ka një muaj që janë ndërprerë punimet dhe s’dimë çfarë po ndodh. Ka filluar me 3 mars dhe u ndërprenë punimet. I bëjmë thirrje bashkisë dhe Edi Ramës të fillojnë punimet e t’i mbarojnë. Burimi te çezma e Ferrës e dinë të gjithë ku është dhe pallati flen sipër ujit. Struktura nuk i përgjigjet kërkesave sizmike dhe hekurat janë të oksiduara fare. Një projekt i paplotë dhe kërkesat në bashki nuk kanë marrë asnjë përgjigje, ” thanë banorët.

Një tjetër problem jo vetëm për këtë objekt, po dhe për shumë pallate të ndërtuara para 1990-s në Durrës mbeten katet e fundit dhe dëmtimi i taracave nga tërmeti dhe pesha e depozitave shumëtonëshe.

Jam kati 5 dhe këta thonë që do të punojnë vetëm poshtë. Hyrja ime dhe jo vetëm ajo, po të gjitha katet e para janë të ccara në tavan. Nuk bën më ajo taracë. Është e kotë të rregullohet poshtë dhe lart jo. Ne s’do të lejmë askënd të vërë depozitat lart në këtë gjendje,” tha një tjetër banor.

Banorët shprehet se nëse nuk do të marrin një zgjidhje nga bashkia do t’i drejtohen SPAK  si e vetmja shpresë për ta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *